TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Mars 2025, 16:03

Pas takimit me Osmanin, kreu i NATO i shkon në zyrë Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Pas takimit me Osmanin, kreu i NATO i shkon në zyrë Kurtit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Rutte ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Mark Rutte theksoi se se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, “të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjate”.

Rutte gjithashtu theksoi se çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata

Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që shefi i NATO-s e ka zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë.

Lini një Përgjigje