TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2025, 15:27

Kurti nuk heq dorë nga pushteti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje!

Shkruar nga Pamfleti

Kurti nuk heq dorë nga pushteti: Qeveria e re do të udhëhiqet nga

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është e sigurt që qeveria e re do të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Ai sërish nuk është ndaluar që të flasë gjatë para gazetarëve kur është pyetur lidhur me konsultimet për formimin e qeverisë së re, teksa ka qenë duke u larguar nga një aktivitetet i Agjencisë për Barazi Gjinore, për shënim të 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.

Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë”, theksoi Kurti.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Lini një Përgjigje