
Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas përplasjeve të kryeministrit Kurti me institucionet e drejtësisë në vend lidhur me refuzimin për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale. Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje palëve të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.
“Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ditën e djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati përplasje me dhomën amerikane të tregtisë në Prishtinë. Pasi kjo e fundit bëri thirrje që të dënohet kushdo që pengon procedurat e drejtësisë. Kurti tha se dhoma e tregtisë amerikane me reagimin e saj po ndikon procesin dhe nuk e ka për detyrë që të japë opinion në lidhje me çështje të drejtësisë.
Këtë javë, për të disatën herë, Kurti nuk iu përgjigj urdhrit të gjykatës speciale për të dëshmuar fizikisht në prokurori. Ai ka refuzuar të shkojë në Prokurori të dëshmojë dhe tashmë kërkohet nga gjykata që ta urdhërojë.
Lini një Përgjigje