TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2025, 11:57

Albin Kurti fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca: Qeverinë do ta formojmë pa partitë serbe!

Shkruar nga Pamfleti

Albin Kurti fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca: Qeverinë do ta

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se partia e tij synon ta formojë Qeverinë e re me mbështetjen e partive joserbe.

“Siç e keni parë, Qeveria Kurti 2 u formua në bashkëpunim me minoritetet joserbe. Ky është qëllimi ynë, sepse ka pasur ndikim pozitiv në Kosovë, duke parandaluar Listën Serbe, që operon nën ndikimin e Beogradit, që të ketë pushtet vendimtar, siç kishte në qeveritë paraprake”, u shpreh Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ndërsa ka fituar 42.27 të votave apo 48 ulëse në Parlamentin me 120 vende.

Minoritetet joserbe kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvend. Nëse LVV-ja dhe partitë joserbe bëhen bashkë, do të kishin 58 ulëse – sërish më pak se 61 vota nga sa kërkohet për formimin e Qeverisë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se shanset janë të pakta që LVV-ja të bashkëpunojë me partitë që aktualisht janë në opozitë.

“Nëse do të jetë e nevojshme ne do të takohemi si udhëheqës dhe të vendosim për hapat e ardhshëm, por sa u përket partive opozitare, ato kanë ndërmarrë një qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jofer, me akuza jofer dhe me goditje të ulëta”, shtoi Konjufca.

Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në e Kurtit. Por, kreu i Nismës – parti që garoi në koalicion me AAK-në dhe disa parti të tjera – Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me LVV-në, qoftë me partitë aktuale në opozitë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje