TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Mars 2025, 15:19

Në konferencë me Rutte, Vjosa Osmani: Koha që Kosova të jetë në NATO, mbështes politikën e Trump për paqen

Shkruar nga Pamfleti

Në konferencë me Rutte, Vjosa Osmani: Koha që Kosova të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, ka folur për nevojën e forcimit edhe të personelit edhe të mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj.

Osmani ka citur presidentin e SHBA-së, Donald Trump për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.

 “Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, ka thënë Osmani.

Osmani në konferencë me Rutte: Do vazhdojmë të jemi aleat në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja

Osmani thënë që është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO’s.

Ne do të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. Po ashtu jemi të gatshëm të mbështesim infrastrukturën e NATO’s dhe të kontribuojmë në misionet e saj duke forcuar më tej rolin tonë si eksportuese e sigurisë. Sic e thashë në takim, stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuar si  një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, tha Osmani.

 

Lini një Përgjigje