TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Prill 2026, 18:24

Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, Kurti akuza opozitës: Kompromisi nuk është pazar për t’u bërë ndere figurave politike

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, Kurti akuza opozitës:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit u shprehur se ka pasur gatishmërinë dhe interesim për të gjetur zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Ai foli gjithashtu edhe për kompromisin, duke thënë se ai duhet të jetë demokratik dhe jo pazar për të rehatuar figura politike.

Marrëveshja politike dhe kompromisi mes partive politike për koalicion qeverisës është gjëja më normale në demokraci. Por, kompromisi në një demokraci, duhet të jetë demokratik. Kompromisi nuk është pazar që lidhet për të rehatuar figura politike. Kompromisi i vërtetë, ai i cili u shërbën qytetarëve ndërtohet mbi dy shtylla të panegocioueshme, së pari mbi respektin për rezultatin e zjedhjeve, pra respektin e vullnetit të qytetarëve dhe peshës politike që ata i kanë dhënë secilit subjekt subjekt politik dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike e cila rrjedhë nga angazhimi publik dhe nga fakti se je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, tha ai.

Kurti përmendi edhe rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se ai duhet të repsketohet dhe se ky nuk është nënshtrim. Fjala “nënshtrim”, sipas kryeministrit është keqpërdorur nga opozita, duke thënë se kompromision e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk mjafton vetëm të pranohet, rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet dhe respektimi i rezultatit nuk është nënshtrim, një term tjetër i keqpërdorur nga opozita në këtë sallë e jashtë saj. Nëse ka një nënshtrim, ai është ndaj verdiktit të qytetarëve, të cilët me votë kanë përcaktuar peshën e cilit subjekt politik, duke përcaktuar edhe sjelljen parlamentare. Pikërisht për shkak të keqkuptimit të fjalës “nënshtrim”, opozita kompromisin e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve. Kompromisi është marrëveshje që reflekton realitetin e mandatit zgjedhor duke u dhënë të tjerëve atë që u takon sipas peshës së tyre elektorale”, u shpreh Kurti.

kurti opozita

Lini një Përgjigje