
Ushtruesja e detyrës së Presidencës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme plenare për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa të martën, më 28 prill, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në përpjekje për të arritur një marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të propozojnë tre kandidatë konsensualë. PDK ka refuzuar këtë kërkesë, ndërsa LDK ka hedhur në tryezë emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani, duke kushtëzuar mbështetjen me sigurimin e 66 votave për zgjedhjen e saj që në raundin e parë.
Lini një Përgjigje