TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Dhjetor 2024, 12:32

Nga Kosova te sanksionet e SHBA-së për naftën, Vuçiç kërkon “shpëtim” nga Moska!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Kosova te sanksionet e SHBA-së për naftën,

Vuçiç tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe kuptimplotë me Lavrovin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov për të diskutuar për Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe “sanksionet e shpallura” të SHBA-së kundër Industrisë Serbe të Naftës (NIS).

Vuçiç tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe kuptimplotë me Lavrovin dhe ka thënë se Kosova po përpiqet t’i mohojë partisë kryesore serbe në Kosovë, Listën Serbe, pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Si përfaqësues i një shteti anëtar të OKB-së, mësova se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po përpiqet ta pengojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Lavrorv pas telefonatës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, se partia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk i referohet me emrin e saj zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Megjithatë, ky vendim nuk është përfundimtar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të mund ta shqyrtojë këtë.

Vuçiç tha se me Lavrovin ka folur edhe për Bosnjë-Hercegovinën, duke thënë se janë pajtuar që Marrëveshja e Dejtonit të ruajë paqen dhe stabilitetin në këtë vend. Megjithatë, si Beogradi ashtu edhe Moska i japin mbështetje të plotë veprimeve separatiste kundër Marrëveshjes së Dejtonit nga presidenti nacionalist i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Ne diskutuam dhe shprehëm shqetësimin tonë për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska dhe ramë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.

Në mes të dhjetorit, Vuçiç njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), sepse kompanitë ruse zotërojnë shumicën e aksioneve të saj.

Për këtë temë, ai tha se ka biseduar me Lavrovin, duke paralajmëruar se do të bashkëpunojë me rusët për këtë çështje.

Temë e bisedës ishin sanksionet e shpallura kundër NIS dhe një takim i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia do të organizohej sapo të shpalleshin sanksionet amerikane. Ne diskutuam gjithashtu të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund të rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Vuçiç.

Serbia vazhdon të pajtohet me Rusinë për çështjet kyçe, pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve për keqkoordinimin e politikës së jashtme nga Bashkimi Evropian, ku zyrtarisht thotë se dëshiron të anëtarësohet. /Përshtati “Pamfleti” nga “The Geopost”

 

Lini një Përgjigje