TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Dhjetor 2024, 18:33

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy qeverive, Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Shkruar nga Pamfleti

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy qeverive, Albin Kurti: Kur

Pa seancës së sotme plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se “kur bëhemi bashkë, punët janë më të mira dhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”. Ai shton se, këtë herë dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, shkruan Kurti.

 

 

Lini një Përgjigje