Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë një mesazh të qartë ditën e sotme Tiranës zyrtare në mbledhjen e përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë.
Me Ramën që qëndronte i ulur në sallën e Kuvendit, Osmani bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes dy qeverive, ndërsa theksoi se Kosova përballet me pengesa dhe në këtë rrugë të saj të vështirë.
Sipas saj, udhëtimi i Kosovës në rrugën europiane duhet të mbështetet nga Shqipëria.
“Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Kjo nuk është thjesht një zgjidhje. Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi për të ndërtuar harmoninë e domosdoshme. Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e shteteve brenda familjen e madhe europiane.
Shqipëria po bën hapa vendimtar drejt rrugës së BE-së. Kosova mbetet e palëkundur drejt rrugës së saj për integrim në BE dhe angazhimi ynë është i çdoditshëm. Padrejtësitë ndaj Popullit të Kosovës sa vijnë e rritet, na duhet mbështetje e palëkundur e Shqipërisë në këtë drejtim.
Të unifikojmë politikën e jashtme, të bashkëpunojmë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo jetojnë. Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër”, tha Presidentja Osmani.
Osmani bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve, me hapa konkretë mes dy vendeve.
'Aspirata jonë për t’u anëtarësuar nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj që jemi. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës para se të themelohej BE, vlerat qëndrojnë në vetë themelet e kombit tonë, pengesat janë tejet të mëdha, padrejtësitë sa vijnë e rriten, për t’i kaluar, duhet mbështetja e Shqipërisë, BE do të jetë më i sigurt, në i qëndrueshëm si pjesë e tij. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i japë fund regjimeve destabilizuese të Kosovës.', tha presidentja e Kosovës.
Lini një Përgjigje