TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Dhjetor 2024, 10:02

E rëndë në Kosovë, gruaja shtatzënë vret veten pas festës familjare

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë, gruaja shtatzënë vret veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë të Kosovës, ku një grua u gjet e vdekur.

Viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Mediat vendase raportojnë se gruaja ishte edhe 4 muajshe shtatzënë.

34-vjeçarja për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnatës.

Pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematoma në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një pistoletë.

Lini një Përgjigje