TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Qershor 2026, 23:06

Kurti i rrëmben një tjetër mandat opozitës, LVV-ja arrin në kuotën e 51 deputetëve!

Shkruar nga Pamfleti
Kurti i rrëmben një tjetër mandat opozitës, LVV-ja arrin
Albnin Kurti

Kjo është ulësja e tretë shtesë që partia ka fituar nga votat e diasporës, pasi në rezultatet preliminare nga vendvotimet brenda Kosovës kishte siguruar 48 mandate...

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, ka siguruar mandatin e 51-të në Kuvendin e Kosovës, teksa po vazhdon numërimi i votave të diasporës. Rezultati i ri e afron partinë fituese drejt mundësisë për të formuar e vetme qeverinë, një situatë e ngjashme me atë pas zgjedhjeve të kaluara.

Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë, Vetëvendosje ka marrë mbi 69 për qind të votave në këtë proces. Kjo është ulësja e tretë shtesë që partia ka fituar nga votat e diasporës, pasi në rezultatet preliminare nga vendvotimet brenda Kosovës kishte siguruar 48 mandate.

Mandati i fundit i fituar nga LVV-ja ka ardhur në kurriz të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka zbritur në shtatë ulëse nga tetë sa kishte sipas projeksioneve të mëhershme. Dy mandatet e mëparshme të fituara nga Vetëvendosje kishin reduktuar përfaqësimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kurti i rrëmben një tjetër mandat opozitës, LVV-ja arrin

Në rezultatet e përgjithshme të deritanishme, Vetëvendosje kryeson me 44.6 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.5 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 17.26 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pak më pak se 7 për qind të votave.

Rritja e numrit të mandateve të Vetëvendosjes nga votat e diasporës tregon se partia ka arritur të ruajë pothuajse të njëjtin nivel përfaqësimi parlamentar si në zgjedhjet e mëparshme, pavarësisht rënies së numrit total të votave të fituara. Kjo rënie lidhet kryesisht me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë tërhequr rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora. Deri më tani janë përpunuar të dhënat e rreth 11 mijë votave, çka nënkupton se rezultati përfundimtar mund të pësojë ende ndryshime me vazhdimin e numërimit.

albin kurti lvv

3 Komente

  1. P
    Pal

    Kjo tregon se votimi me postë është jo i konform legjitimitetit të votimit; 1 bën të mundur votimin familjar dhe në grup Ndryshon me anë të intimidimit e hatrit votën e cilitdo Votuesit jasht vendit jo banues duhet të votojnë veç për një ose dy deputetë Ata që jetojnë mbrenda shtetit i nënshtrohen atyre që drejtimi i shtetit si krijn asnjë problem

    1. H
      Hasan ziu

      Rrembim dmth grabitje me force ose Blake me euro droge . Arafat e diaspores shkojne direkt tek kqz Te Sahara e Te refillta , jo si tek ne ku dhl pa pike pergjegjesie Arafat e hapura dhe Te parregullta shining ne podrumet e deliver te ps nga ku manipulating fdhe os doli 100% Te votave fortunate ps , kur realist pa rrembim vote Rama dhe ps nuk merr as 10% Te votave Te diaspores per Ramen mind Te shkruajne rrembim po jo per Kurtin ku Shqiperia duhet Te messier nga Kosovo se eshte shume papa kosoved ne demokraci

      Lini një Përgjigje