TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2023, 11:21

Lirimi i 3 policëve, Albin Kurti: U gëzuam, por Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje!

Shkruar nga Pamfleti
Lirimi i 3 policëve, Albin Kurti: U gëzuam, por Serbia duhet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar lajmin e mirë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer të Kosovës. Kurti thotë se ky lajm e ka gëzuar, por se Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut siç është rrëmbimi.

Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”- ka shkruar Kurti.

Pas 12 ditësh në burgjet e Serbisë, tre policët e rrëmbyer të Kosovës janë liruar. Vendimi është dhënë pak minuta më parë nga Gjykata e Kralevës në Serbi. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, por në Serbi e mohuan këtë.

kryeministri i kosovës albin kurti lirimi i 3 policeve te kosoves

Lini një Përgjigje