
Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Blerim dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Sipas policisë, i dyshuari qëlloi me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Madanaj.
Policia e Kosovës bëri me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.
Lini një Përgjigje