TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Qershor 2023, 14:53

Tragjedia në Pejë, publikohet foto kush është nënë e bir që humbën jetën nga përmbytjet në Pejë

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Pejë, publikohet foto kush është nënë

Është publikuar fotoja e nënë e bir, të cilët humbën jetën nga tragjedia e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pejë. Pas vërshimit të ujit nëpër qytet, si pasojë e motit të keq ndërruan jetë nëna dhe fëmija 5-vjeç.

Nënë dhe bir ndodheshin në banesë, në momentin kur ka ndodhur tragjedia.

Trupat e pajetë do të varrosen ditën e nesërme, ceremonia mortore do të nisë në orën 15:00 në Gasallhanja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Asllan Qeshme”. Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete.

Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, ka dhënë disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.

Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivel të lartë. Avdijaj shtoi gjithashtu se nënë e bir ndodheshin brenda në shtëpi duke ndenjur, kur shiu i madh u rrëzoi banesën.

“Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda duke ndenjtur, shiu i madh e rrëzoi shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjencës u munduan, por fuqia e ujit ishte aq e madhe, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.

Njëri nga dëshmitarët, ka treguar se për shkak të reshjeve të shumta i gjithë vendi është mbushur me ujë, e më pas rrjedha ka marrë 5-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë shtëpisë së fqinjëve.

Pas disa orësh kërkime është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë i 25-vjeçares, në ambientet e bodrumit të banesës. Gjithashtu u arrit të shpëtohen dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin që uji vërshoi me shpejtësi.

“Ka rrëshqitur dheu aty. Më pas uji ka vërshuar gjithandej. Uji ka vërshuar gjithandej. Kemi gjetur fillimisht djalin e vogël tek shtëpia e fqinjëve. Nënë e djalit e kemi gjetur më pas në bodrum”, tha ai.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona të tjerë janë lënduar dhe si pasojë janë dërguar në spital.

Pasojat e moti të keq në Pejë mbeten të rënda, pasi rrjedha e ujit ka marrë me vete makina dhe mbeturina të shumta. Rrugët e qytetit të Pejës u kthyen në lumenj, pas reshjeve të shumta të shiut, situatë e cila shkaktoi vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e qytetarëve.

tragjedi peje foto

Lini një Përgjigje