TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Qershor 2023, 07:06

Kosovë/ Moti i keq "pushton" Pejën, humbin jetën nëna dhe djali 5-vjeç; rrugët kthehen në lumenj (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kosovë/ Moti i keq "pushton" Pejën, humbin jetën
Peja mbrëmjen e djeshme

Moti i keq me stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar një situatë tepër të vështirë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës në Kosovë.

Uji i rrëmbyeshëm ka vëshuar nëpër rrugët e qytetit.Video të publikuara në rrjete sociale tregojnë që në disa raste uji ka marrë para edhe makina ndërsa ka dëmtuar dyqane edhe banesa. 

Si pasojë e vëshimit të ujërave, një grua dhe fëmija i saj 5 vjeç kanë humbur jetën në lagjen "Asllan Çeshme".

Fëmija rreth orës 23:10 ishte dërguar në Spitalin Rajonale të Pejës ku u konstatua se ishte pa shenja jete.

Edhe nëna e tij ka mbetur e zhdukur, por është gjetur e vdekur në ora 01:20 pas mesnate.

Veç dy rasteve të vdekjeve deri tani janë lënduar edhe dy persona nё lagjen “Fidanishte”, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vërshimeve që kanë kapluar këtë qytetit, ku kanë humbur jetën dy njerëz.

Ai u shpreh i tronditur me rastin tragjik si pasojë e vërshimeve, ku tha se “kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë”.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore”, tha Muhaxheri.

Ndërkohë ekipet  janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.

peja moti i keq humbin jetën nëna dhe djali 5-vjeç

Lini një Përgjigje