TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Qershor 2023, 14:07

Drejtori i Policisë së Kosovës i përgjigjet Borrell-it: Veprimet tona të bazuara në ligj, asnjë arrestim nuk është arbitrar!

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori i Policisë së Kosovës i përgjigjet Borrell-it:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i është përgjigjur deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili thaditën e djeshme se nuk do të tolerojnë arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Hoxha u shpreh se veprimet e Policisë janë të bazuara në ligj, duke përfshirë dhe arrestimet.

Përgjigja jonë e vetme është se Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i mandatuar për zbatimin e ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Veprimet tona janë të bazuara në ligj duke përfshirë dhe arrestimet. Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim i bërë nga Policia e Kosovës nuk është arrestim arbitrar, as i jashtëligjshëm, por i bazuar në ligj”, theksoi ai.

Kosova arrestoi një serb në Veri, teksa pati dhe një marshim të Forcave të Sigurisë. Nga ana tjetër, Beogradi kërcënoi me prani ushtarake. Kjo ka acaruar përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrell, i cili ka deklaruar se të dyja palët po përshkallëzojnë situatën.

Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar ai.

borrell

Lini një Përgjigje