TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Qershor 2023, 13:35

Svelça ngre alarmin: Beogradi po furnizon me armë grupet kriminale, ndërkombëtarët të reagojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Svelça ngre alarmin: Beogradi po furnizon me armë grupet
Xhelal Svelça

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça tha se do të vijojnë arrestimet e organizatorëve të sulmit ndaj ushtarëve të KFOR dhe gazetarëve gjatë protestave në veri të Kosovës.

"Ishte Borrell që kërkoi me ngulm që të arrestohen përgjegjësit për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e mediave dhe pjesëtarëve të KFOR. Nuk do të ndalemi me kaq. Nuk po shkelim ligjet apo parimet demokratike" tha Svelça

Gjatë konferencës për median ai tha se po luftohet agresioni i drejtëpërdrejtë i Serbisë në Kosovë dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë konsistent në deklaratat e tyre.

"Po luftojmë agresionin e drejtëpërdrejtë të Serbisë në Kosovë dhe eksponentët e tyre të cilët janë financuar përmes veprimtarive kriminale por dhe drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Po furnizohen me armë drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe kanë qëllim të cënojnë integritetin territorial të Kosovës dhe luftojnë shtetndërtimin e Kosovës. E thonë publikisht dhe ne e themi publikisht se nuk do të lejohet të ndodhë. Ftoj ndërkombëtarët të jenë konsistent në deklaratat e tyre. Kompromise me terroristë dhe sulmues të mediave, EULEX e KFOR nuk mund të ketë", vijoi me tej Svelça.

xhelal svelça tensionet ne veri

Lini një Përgjigje