TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Qershor 2023, 08:09

“Kurti e ka pranuar Asociacionin”, ish-ambasadorja tregon arsyet pse kryeministri po e vonon zbatimin

Shkruar nga Pamfleti
“Kurti e ka pranuar Asociacionin”, ish-ambasadorja tregon arsyet pse
Alma Lama

Ish-ambasadorja Alma Lama ka folur rreth politikës që po ndjek Kosova në këtë situatë të tensionuar.

E ftuar në Euronews Albania, Lama tha se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe i ka marrë garancitë që ai do jetë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa lëvizjet që po bën tani janë për të rritur numrin e votave dhe për politikë të brendshme.

“Ai e ka pranuar Asociacionin, e ka pranuar në marrëveshjen e marsit në Bruksel. Tani ai vetëm duhet të luajë fort në aspektin diplomatik në përmbajtjen e asociacionit. Ai i ka marrë të gjitha garancitë që nuk duhet të jetë në kundërshtim të kushtetutës së Kosovës.

Çdo vonesë në këtë proces e dëmton Kosovën. Kurti luan se ai është një politikan populist dhe nxit ndjenjat nacionaliste në Kosovë, kjo nuk është e vështirë se çdo vendim i marrë kundër serbëve dhe Serbisë i nxit këto ndjenja nacionaliste dhe ai këtë po bën. Por a është kjo në interesin e Kosovës? Mendoj se Kurti është përpara një kërkesë të panegociueshme që është Asociacioni, ndaj mendoj se përgatitja e një statuti në përputhje me kushtetutën e Kosovës për Asociacionin, nuk e dëmton Kosovën”, tha Alma Lama.

kurti asociacion ish ambasadorja

Lini një Përgjigje