TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Qershor 2023, 21:36

"Kërcet" arma në Gjakovë, vriten dy vëllezër 

Shkruar nga Pamfleti

"Kërcet" arma në Gjakovë, vriten dy

Dy vëllezër janë vrarë në Gjakovë raportojnë mediat kosovare. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Lumni Graishta drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se dy vëllezër janë vrarë në Gjakovë nga personat të pa identifikuar deri me tani.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.

Sakaq, forcat e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.

Lini një Përgjigje