TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Maj 2026, 22:42

Kërcënim ndaj Albin Kurtit nga “Severna Brigada”, Policia e Kosovës: Postimi erdhi nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti

 

Kërcënim ndaj Albin Kurtit nga “Severna Brigada”, Policia
Kërcënimi ndaj Kurtit

 

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për një kërcënim ndaj kryeministrit Albin Kurti, i publikuar në rrjetet sociale nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 8 maj 2026 autoritetet kanë pranuar informacionin për kanosjen ndaj Kurtit dhe menjëherë kanë nisur veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/ severna.brigada.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga hetimet paraprake rezulton se postimi është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës.

Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit”, njoftoi policia.

Autoritetet kosovare thanë gjithashtu se janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në vijimin e hetimeve.

Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet më tej në deklaratë.

“Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut”, është shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës për shkak të aktiviteteve dhe veprimeve të saj në veri të vendit.

 

kurti kercenim

Lini një Përgjigje