TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Maj 2026, 15:52

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë…”, grupi terrorist serb kërcënon me vdekje Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti
“Sa të lindë agimi mbi Kosovë…”, grupi
Albin Kurti

Albin Kurti, kreu i LVV-së dhe Kryeministër në detyrë, është kërcënuar me vdekje me një mesazh public nga grupi terrorist serb “Severna Brigada”. Kjo e fundit është shpallur organizatë terroriste nga institucionet ligjzbatuese të Kosovës.

Grupi terrorist kërcënon eleminimin fizik të Kurtit, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë së Kosovës apo zyra e Kryeministrit të detyrë.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Sa të lindë agimi mbi Kosovë…”, grupi

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës në qershor të 2023 këtë organizatë e shpalli organizatë terroriste. Bashkë me të, ishte shpallur si terroriste, edhe organizata “Civilna Zaštita” (“Mbrojtja Civile”), për të cilat u theksua se paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”

Në atë kohë, Kurti deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

 

kurti organizata terroriste kercenim

Lini një Përgjigje