TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Maj 2026, 18:46

Kërcënim me vdekje nga terroristët serbë, Kurti: Dëshmuan se janë kriminelë, kanë ndikim në Beograd

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënim me vdekje nga terroristët serbë, Kurti:
Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi nga organizata terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) ndaj tij është dëshmi që pjesëtarët e saj s’kanë vend në Kosovë.

Ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime tregojnë se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës.

Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullume në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka mbaruar.

Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.

Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

 

kurti kercenime serbe

Lini një Përgjigje