
Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë në Majac të Podujevës, ku humbën jetën tre persona, ndërsa rrethanat e plota vijojnë të mbeten të paqarta.
Gazetari Vullnet Krasniqi, gjatë emisionit “Kosova Today”, deklaroi se sipas informacioneve, ndaj viktimës Ilaz Brahimi mund të jetë ushtruar presion për martesë.
“Mua nuk ma mbush mendjen askush që pas dy takimeve dikush refuzohet dhe ndodh një akt i tillë. Sipas mesazheve që më kanë ardhur, Ardita Gashi ka tentuar me i mbet në dorë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se, sipas këtyre burimeve jozyrtare, Brahimi ishte pjesë e diasporës dhe kishte ardhur në Kosovë për t’u njohur dhe për t’u martuar.
“Kemi diskutuar për një detaj shumë të rëndësishëm, që i kanë bërë presion për me u martu. Këtu kemi të bëjmë edhe me një formë të patriarkalizmit që rëndon mbi burrat”, deklaroi Krasniqi.
Gjithashtu, sipas familjarëve bëhet me dije se, 45-vjeçari pritej të kthehej në Gjermani të hënën, por kjo nuk ndodhi për shkak të tragjedisë.
Ardita Gashi vrau me armë zjarri kunatin Ilaz Brahimin dhe 73-vjeçaren Miradije Gashi, përpara se të humbte jetën pasi u vetëqëllua me armë zjarri.
Lini një Përgjigje