TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Mars 2026, 11:48

27-vjetori i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, Osmani: Kosova nuk harron!

Shkruar nga Pamfleti

27-vjetori i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, Osmani: Kosova nuk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave serbe, duke e cilësuar ndërhyrjen si një moment vendimtar për mbijetesën dhe lirinë e popullit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo rikujtoi situatën dramatike të vitit 1999, duke theksuar se vendi përballej me rrezik ekzistencial.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, shkroi Osmani.

Në mesazhin e saj, presidentja publikoi edhe një video historike të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili në atë kohë mbështeti ndërhyrjen ushtarake si të domosdoshme për të ndalur spastrimin etnik dhe dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.

presidentja e kosovës vjosa osmani 27-vjetori nato

Lini një Përgjigje