TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Mars 2026, 18:14

“Largohu se të vrava dhe ty”/ Zbardhen detaje tronditëse nga krimi në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
“Largohu se të vrava dhe ty”/ Zbardhen detaje tronditëse
Ilaz Brahimi dhe Ardita Gashi

Një anëtar i familjes Gashi ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në fshatin Majac të Podujevës, ku humbën jetën tre persona.

Sipas tij, familja nuk kishte pasur konflikte të mëparshme dhe nuk ishte në dijeni për raportin mes Ardita Gashit dhe Ilaz Brahimit, 45 vjeç nga Obiliqi. Ai kundërshtoi disa prej versioneve të përhapura menjëherë pas ngjarjes.

Familjari përshkroi edhe zhvillimin e situatës pas të shtënave fillestare. Sipas rrëfimit të tij, pas plagosjes së Brahimit, e dyshuara u drejtua drejt një dhome tjetër ku ndodheshin familjarë të tjerë. Ajo u kërkoi të largoheshin, ndërsa pak çaste më pas u dëgjuan të shtëna të tjera. Në momentin kur njëri prej familjarëve tentoi të hynte në dhomë, ajo i drejtoi armën vetes dhe e paralajmëroi të mos afrohej.

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ajo ishte bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar familjari.

Ai sqaroi se në këtë rast është përdorur një armë zjarri e tipit pistoletë, duke mohuar pretendimet për përdorimin e një arme automatike.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit. Dyshohet se 31-vjeçarja Ardita Gashi vrau Ilaz Brahimin dhe plagosi Miradije Gashin, e cila ndërroi jetë më pas në spital. Edhe vetë e dyshuara mbeti e plagosur rëndë pas vetëqëllimit dhe humbi jetën mëngjesin pasues gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas autoriteteve të hetimit, konflikti mes autores së dyshuar dhe viktimës 45-vjeçare dyshohet të ketë qenë shkaku që çoi në përshkallëzimin e ngjarjes.

ilaz brahimi dhe ardita gashi

Lini një Përgjigje