
Një person u arrestua në Kosovë nga njësitë speciale, ndërsa dyshohet si vrasës me pagesë.
Operacioni policor u zhvillua në lagjen Veternik të Prishtinës, ku u arrestua një person i dyshuar për vrasje me pagesë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, i identifikuar si Liridon Fetahu, është shoqëruar në një nga stacionet policore të kryeqytetit, ku pritet të intervistohet në prani të prokurorit.
Operacioni u realizua nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë elitare FIT, duke garantuar kapjen e të dyshuarit pa incidente.
Sipas informacioneve të para, arrestimi lidhet me akuza për vrasje me pagesë të kryera në Danimarkë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm janë duke vazhduar intensivisht.
Lini një Përgjigje