TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Mars 2026, 13:16

“Para jush qëndrojnë detyra sfiduese”, Merz i kërkon Kurtit përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti
“Para jush qëndrojnë detyra sfiduese”, Merz i kërkon
Merz-Kurti

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të bëjë përparime të mëtejshme në dialogun me Serbinë, përmes një letre urimi me rastin e nisjes së mandatit të ri qeverisës.

Në mesazhin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, Merz thekson se përpara Kurtit dhe kabinetit të tij qëndrojnë sfida të rëndësishme.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman.

Ai gjithashtu nënvizon se Gjermania do të mbetet një mbështetëse e fortë e Kosovës në këtë proces, duke e cilësuar si një partner të besueshëm “në krahun e saj”, ndërsa i uron Kurtit suksese në mandatin e ri.

Letra e urimit e Merz:

I nderuar zoti Kryeministër,

për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona.

Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.

Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.

Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.

Me përshëndetje të përzemërta

Friedrich Merz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

Lini një Përgjigje