
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B”, ndërsa i plagosuri rezulton të jetë hetues në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK). Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se incidenti nuk ka lidhje me detyrën e tij zyrtare. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lini një Përgjigje