
Një granatë dore është hedhur në parkimin e një lokali nate, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa automjete.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e diskotekës “X Club” në Lipjan. Ndërkohë, policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Rexhepi dhe Dionis Bajrami.
Në bazë të informacioneve të para, pesë automjete janë gjetur dëmtuar në parking, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Lidhur me rastin, janë kryer edhe kontrolle, ku si rezultat janë gjetur armë e municion në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.
Ndaj tyre, Prokuroria ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të tjera.
Lini një Përgjigje