TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Gusht 2024, 19:44

Furtunë në RTK, dorëhiqen kryetari dhe një anëtare e bordit; përplasje edhe me Adi Krastën

Shkruar nga Pamfleti

Furtunë në RTK, dorëhiqen kryetari dhe një anëtare e

Furtunë largimesh në RTK.

Kryetari i Bordit të RTK, Besnik Boletini dhe një anëtare kanë dhënë dorëheqjen pas përplasjeve mbi një artikull.

Dorëheqja lidhet me artikullin e “Slobodna Bosna”, i transmetuar në RTK që sulmonte dy media të Kosovës, duke i akuzuar se financoheshin nga Serbia. Boletii ka hedhur akuza edhe ndaj Adi Krastës për mosveprim lidhur skandalin nga artikulli i “Slobodna Bosnës”.

Përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive. Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, shkruan ai.

Pas dorëheqjes së kryetarit të, dorëheqje ka dhënë edhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha. Berisha ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së bordit të RTK-së pas mbledhjes së bordit të mbajtur sot.

Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror. Falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë për të qenë pjesë e autoritetit më të lartë drejtues të RTK-së”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Për Berishën ka qenë e papranueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.

Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së”, ka thënë Berisha.

Ashtu si dorëheqja e kryetarit Boletini, edhe dorëheqja e Berishës vjen pas publikimit në portalin rtklive.com të një raporti të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili etiketonte dy portale kosovare. Lidhur me publikimin e artikullit të mediumit nga Bosnja e Hercegovina në portalin rtklive.com dhe më pas në edicionin e lajmeve të RTK-së ka pasur reagime të shumta.

Për publikimin e artikullit të mediumit boshnjak në portalin rtklive.com, Berisha duke u mbështetur në raportin e komisionit të RTK-së që e ka trajtuar këtë rast, thotë se u shkelën standardet e gazetarisë dhe bordi i RTK-së u gënjye.

Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”, ka theksuar Berisha.

Lini një Përgjigje