TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Gusht 2024, 18:45

Hapja e Urës së Ibrit, paralajmëron Vulin: Do ketë incidente, shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë!

Shkruar nga Pamfleti

Hapja e Urës së Ibrit, paralajmëron Vulin: Do ketë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se është shumë e rrezikshme të hapet një urë mbi Ibër të Mitrovicës, pasi sipas tij në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente.

Sipas tij serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.
Duke folur për vizitën e tij të fundit në Moskë, ai tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës dhe se me zyrtarët rusë ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik.

Vulin pretendon se kryeministri i Kosovës kërkon që të kryejë spastrim etnikë të serbëve në këtë vend, pas vendimit të tij për të hapur Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë të Veriut.

Gjatë një intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS, Vuin tha se KFORI-i duhet të marrë në mbrojtje serbët e veriut në Kosvë në bazë të rezolutës ndërkombëtare.

“Politika e Kurtit është spastrimi etnik i Kosovës dhe Metohisë, për t'i pastruar nga serbët dhe kjo mund të bëhet vetëm me dhunë. Sipas rezolutës 1244, KFOR-i është garantuesi i mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe Metohi. Është detyra e tyre të mbrojnë serbët në Kosovë dhe Metohi, është detyra e tyre të sigurojnë që ligji të zbatohet për të gjithë, dhe jo që serbët të arrestohen, pavarësisht se kush dhe kur paditet, të mbahen për një vit në paraburgim”,- tha zëvendës-kryeministëri i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Faktori ndërkombëtar me në krye Bashkimin Europian kanë kritikuar politikanin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të fundit në Rusi.

Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Lini një Përgjigje