TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Gusht 2024, 15:52

"Lutiu zotit mos të të takoj, o pedofil”, publikohen mesazhet e autorit të vrasjes që tronditi Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
"Lutiu zotit mos të të takoj, o pedofil”, publikohen
Festim Ramadani

Mediat në Kosovë kanë zbuluar detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje burrin e tezes së tij, i cili ishte i moshuar rreth të 90-tave.

Viktima u identifikua si Sadri Sadriu, ndërsa autori punonjës i policisë Festim Ramadani, u vetëdorëzua pas ngjarjes.

Nacionale mëson se motivi i vrasjes ishte dhuna seksuale e dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura.

Për rastin tronditës sipas Nacionales ka qenë i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, Prindon Sadriu, njëherësh nipi i viktimës, por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve të Sadri Ramadani, shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:
Familjarët e vrasësit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku thotë se efektivi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Përveç Ramadanit që u vetëdorëzua në Polici, në orët pas ngjarjes është vënë në pranga dhe një bashkëpunëtor i tij.

 

"Lutiu zotit mos të të takoj, o pedofil”, publikohen"Lutiu zotit mos të të takoj, o pedofil”, publikohen

 

 

vrasja e te moshuarit ne kosove

Lini një Përgjigje