Ndërkohë janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në parkimin e një salle dasmash në Ferizaj të Kosovës. Një person i moshuar është vrarë me armë zjarri nga një punonjës policie.
Ndërkohë janë publikuar fotot e autorit të krimit, Festim Ramadani dhe viktimës, Sadri Sadriu.
Krimi ndodhi gjatë një dasme në fshatin Bibaj , ku polici qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së Sadri Sadriut jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.
Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Autoritetet konfirmuan se viktima nuk ishte pjesë e dasmës që po zhvillohej. Prokuroria ka kërkuar si masë paraprake lënien 48 orë në burg të të arrestuarit derisa të sqarohen detajet e ngjarjes. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Lini një Përgjigje