
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku raportohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një lokali dasmash. Viktima është identifikuar si Sadri Sadriu, ndërsa autori është identifikuar si Besim Ramadani, oficer policie.
Sipas njoftimit, polici Besim Ramadani është vënë menjëherë në pranga.
“Sot me 16.08.2024, ne ora 19/25, në rrugën Engjell Zefi në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave "Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, njofton Qazim Reka nga policia e Kosovës.
Ai shton se dyshimet e para janë që kjo vrasje nuk ka qenë aksidentale, por e qëllimshme. Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe krimit të rëndë.
Lini një Përgjigje