TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Gusht 2024, 18:37

Përplasja për Urën e Ibrit, deputetja britanike nxjerr blof BE: Jam shokuar që kërcënohet Kosova, keni rënë dakort që në 2015

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja për Urën e Ibrit, deputetja britanike nxjerr blof BE:
Alicia Kearns

Deputetja britanike Alicia Kearns, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se Britania e Madhe dhe BE duhet të mbështesin ndërtimin e urave dhe jo bllokimin e tyre.

Ajo thekson se për hapjen e Urës së Ibrit është rënë dakord në vitin 2015 dhe nuk ka pse të veprohet ndryshe nga marrëveshjet e tjera që janë arritur me Kosovën.

Më tej, deputetja britanike shkruan se, “të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë”.

“E shokuar teksa shoh që BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 - pse është  e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë? Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin ndërtimin e urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen. BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kuptimplotë kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.

Të ndëshkosh Kosovën për hapjen e një ure, duke injoruar Banjskën, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente”, thotë deputetja britanike, Alicia Kearns, në postimin e saj në rrjetet sociale.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka reaguar BE-së, për çështjen e Urës së Ibrit duke deklaruar se kjo çështje është mbyllur në negociatat e vitit 2016-2017 në Bruksel.

Sipas tij, tani jemi në gusht të 2024 dhe jo në janar të 2017-ës, ndaj Ura e Ibrit duhet të hapet, thotë Kurti.

alicia kearns ura e ibrit

Lini një Përgjigje