TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Gusht 2024, 12:23

Kundërshtimi i BE për hapjen e Urës së Ibrit, Vjosa Osmani: Po na shkelin sovranitetin, nuk ndryshojmë qëndrim!

Shkruar nga Pamfleti
Kundërshtimi i BE për hapjen e Urës së Ibrit, Vjosa Osmani:
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit, por kërkojnë koordinim për këtë çështje.

Ajo tha se qëndrimi i saj për urën nuk ka ndryshuar dhe se sipas saj, ajo nuk është dashur të mbyllet asnjëherë.

Në lidhje me deklaratat e fundit të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Osmani tha se kush diskuton për hapjen e urës në Bruksel shkel sovranitetin e Kosovës. Sipas saj, deklaratat e këtyre zyrtarëve që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tryezën e bisedimeve as nuk duhet marr seriozisht. Ajo madje disa deklarata të zëdhënësit Peter Stano i cilësoi si raciste.

Ajo përsëriti se koordinimi duhet të bëhet vetëm me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Këto deklarata, Osmani i bëri gjatë një vizitë në komunën e Vitisë.

ura e ibrit

Lini një Përgjigje