TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Gusht 2024, 17:38

Debati për urën e Ibrit, Bislimi: Kemi vepruar komfort kërkesave të BE-së, një diplomat perëndimor kërkoi inspektimin teknik!

Shkruar nga Pamfleti

Debati për urën e Ibrit, Bislimi: Kemi vepruar komfort kërkesave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka hedhur poshtë akuzat se qeveria e Kosovës po vepron pa u konsultuar me aleatët për hapjen e urës së Ibrit.

Me anë të njkë reagimi në rrjetin social “X”, Bislimi ka deklaruar se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, më 19 qershor në vizitën e tij të fundit në Kosovë, kur ishte diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër, kishte thënë se nëse Kosova s’preferon që kjo të diskutohet në Bruksel atëherë rekomandon të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë.

Gjithashtu me tej, Bislimi deklaron se ka qenë një nga partnerët e QUINT-it që i ka rekomanduar qeverisë së Kosovës që të nisë inspektimin teknik të urës.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik.

Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Lini një Përgjigje