TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Gusht 2024, 20:58

“S’ka vend për diskutime”, Kurti i vendosur: Ura e Ibrit duhet të hapet!

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka vend për diskutime”, Kurti i vendosur: Ura e Ibrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duket se nuk do të marrë parasysh vendimet e asnjë prej aleatëve të Kosovës sa i takon çështjes së Urës së Ibrit.

Kurti deklaroi ditën e sotme se e ura e Ibrit është një çështje e Kosovës dhe nuk ka vend për diskutime. Ai shtoi se diskutimet për urën e Ibrit janë mbyllur në 2016, kur është vendosur që ura duhet të hapet në 2017.

Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje që është përmbyllur, sa i përket Brukselit, në vitet 2016-2017. Ura duhet të hapet, ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe, edhe siguri.

Ajo që duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. E përsëris, nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje, në 2016 janë mbyllur të gjitha bisedimet dhe është thënë që ura duhet të hapet në 2017, tani jemi në 2024”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje