TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Gusht 2024, 11:04

Zjarr i madh pranë Aeroportit të Prishtinës, lëndohen 2 persona dhe digjen 20 automjete

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh pranë Aeroportit të Prishtinës, lëndohen 2

Një zjarr i madh ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga flakët e zjarrit është lënduar një person si dhe janë djegur disa automjete.

Mësohet se zjarri ka rënë në një lokal në rrugën e Aeroportit në Go Karting.

“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

Sipas shefit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, zjarri ka rënë në një lokal. Ai ka shtuar se dy persona kanë pësuar djegie në fytyrë dhe duar gjatë tentativës për të shuar zjarrin.

“Pjesa e maketit nuk është djegur përveç dritareve që janë thyer nga temperatura. Dy persona gjatë tentimit për ta shuar zjarrin kanë pësuar djegie në fytyrë e duar dhe janë dërguar në spital për trajtim”, u shpreh Gashi.

 

Lini një Përgjigje