Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin në një deklaratë në Moskë, ku ndodhet për një vizitë, ka bërë një paralajmërim të fortë për një sulm ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Tani është koha që të sulmohen shqiptarët”, ka thënë Vulin, citon Russia Today.
Sipas Vulin, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “një përshkallëzim i ri në Kosovë dhe Metohi do të ndodhë para fillimit të shtatorit, me një përpjekje të pritshme të autoriteteve shqiptare të Kosovës për të pushtuar veriun e Kosovës”.
Nuk është hera e parë që Vulin përpiqet të tensionojë situatën midis Serbisë dhe Kosovës. Vulin shikohet si një nga politikanët pro rusë në qeverinë e Aleksandër Vuçiç.
Lini një Përgjigje