TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Nëntor 2025, 16:47

Biznesmeni në Mitrovicë “lë thatë” Kurtin, mbyll lokalin para vizitës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Biznesmeni në Mitrovicë “lë thatë” Kurtin, mbyll

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë sot në disa komuna ku po mbahet balotazhi. Kurti pas votimit në Prishtinë ka vizituar Vushtrrinë, Mitrovicën, Fushë Kosovën.

Por gjatë vizitë në Mitrovicë, pronari i një lokalit ku do të shkonte kryeministri, e ka mbyllur biznesin.

Në një prononcim për media, Haziri tha se lokalin vendosi ta mbyllte që të mos eskalonte situata mes dy simpatizantëve të PDK dhe LVV.

"Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.

Ai tha se as simpatizantët e PDK-së dhe as nga të VV-së nuk kanë protestuar për të dalë nga lokali i tij.

Lini një Përgjigje