
Sot në Kosovë zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna, ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e tyre.
Balotazhi mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Në këto komuna, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në orën 14:00, pjesëmarrja e votuesve deri në këtë orë është 13.46 për qind. Deri tani kanë votuar gjithsej 177 mijë e 225 qytetarë me të drejtë vote.
Lini një Përgjigje