TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Nëntor 2025, 08:57

Zgjedhjet vendore në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të marrin pjesë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet vendore në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje
Albin Kurti në kutitë e votimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore.

Pas daljes nga qendra e votimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Kurti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në proces.

Kurti tha se fletëvotimi ishte i thjeshtë me dy emra dhe njëri prej tyre bëhet kryetar në mbrëmje.

“Gjithçka do të shkojë mbarë e mirë”, tha kryeministri në pëmbyllje të fjalës së tij.

kosova albin kurti

Lini një Përgjigje