TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Nëntor 2025, 12:32

Balotazhi në Kosovë/ Përparim Rama: Qytetarët të votojnë për të ardhmen e Prishtinës dhe të vendit

Shkruar nga Pamfleti

Balotazhi në Kosovë/ Përparim Rama: Qytetarët të

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, tha se uron që “të fitojë më i miri" në garën për kryeqytetin në balotazhin e sotëm.

Pasi votoi pak para mesditës, Rama tha gjithashtu se dëshiron t’i falënderojë “të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje”.

“Uroj që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë ditë. Ata kanë treguar pjekuri dhe maturi. Qytetarët votojnë për të ardhmen e kryeqytetit. Kemi bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre viteve. Kemi punuar në projekte, që e kanë transformuar kryeqytetin. Na duhen dhe katër vite që ta përmbyllim këtë projekt madhor për kryeqytetin.

Përveç votës së kryeqytetit, është votë për ecurinë e vendin tonë. Votohet nëse do ketë një kahje bllokuese, apo një kahje progresi. Uroj që qytetarët të votojnë për zhvillim, progres, për partneritet me partnerët tanë amerikanë, evropianë dhe nga e gjithë bota”, tha Rama.

Lini një Përgjigje