TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 07:22

Zgjedhjet parlamentare dhe riorganizimi i PS, Rama mbledh sot Asamblenë në Gjirin e Lalzit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet parlamentare dhe riorganizimi i PS, Rama mbledh sot Asamblenë

Kryeministri Edi Rama mbledh sot për herë të tretë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.

Takimi do të mbahet në një resort në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e Ramës.

Në fokus të diskutimit pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në agjendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti" dhe "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Mësohet se ndryshe nga Ambleja e fundit e mbajtur më 11 shkurt, fjala e kreut të PS do të jetë e hapur për mediat. Në asamblenë e fundit që kryeministri Edi Rama thirri pak muaj më parë, ai kërkoi njerëzve të tij që t'i prezantojnë partisë sa më shumë emra të rinj, ndërkohë që ringjallja e PS-së ishte në fokus të takimeve të fundit që kryeministri. 

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo ndryshime në radhët e drejtuesve të qarqeve ose kabinetit qeveritar. 

AXHENDA

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienergjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"

5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA 

Lini një Përgjigje