TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2024, 19:29

A po tenton Rama të “blejë” Donald Trump nga frika e fatit të Saliut?

Shkruar nga Pamfleti
A po tenton Rama të “blejë” Donald Trump nga frika e fatit
Rama-Trump

Edi Rama, “mirë me vjehrrën dhe mirë me gruan”...

Kryeministri Edi Rama duket se i ka paraprirë furtunës që mund të vijë nga Uashingtoni. Donald Trump pritet të garojë përballë Joe Biden dhe shanset që ai të fitojë janë të mëdha. Vetë Trump ka paralajmëruar se do të trazojë botën nëse rikthehet, që nga shkëputja nga NATO deri te raportet me aleatët.

Rama është i vetmi që e sulmoi para se ai të merrte mandatin e parë dhe më pas bridhte konferencave për një foto me të. Duke e ditur se një rikthim i tij mund ta fundosë, duke qenë se kryeministri shqiptar është përlyer me dosjen “McGonigal”, Rama ka futur në lojë Richard Grenell. Ky i fundit ka arritur të lobojë deri te dhëndri i Donald Trump. Jared Kushner ka vendosur të investojë në Shqipëri, duke ndërtuar resorte e vila në Sazan dhe Zvërnec.

Pazari është bërë që në verë, kur Ivanka Trumpo dhe burri i saj erdhën me pushime në vendin tonë. Edhe pse u shit si vizitë për të vlerësuar vendin, në fakt ka qenë një marrëveshje biznesi dhe dje dolën në pah detajet.

Por çfarë fshihet pas këtij pazari? Edi Rama duket qartë se po luan me dy porta, sa i takon raporteve me SHBA. Pak ditë më parë priti Antony Blinken dhe i premtoi atij ndihma për Ukrainën, teksa mori bekimin dhe për një tjetër mandat në krye të qeverisë. Ndërkohë që nga krahu tjetër është vënë në lëvizje për të qenë brenda nëse Trump vjen në pushtet.

PS nuk ka pasur raporte të mira me republikanët dhe sidomos Rama me Trump. Rikthimi i tij mund të sjellë telashe për kryeministrin, i cili është njollosur me dosjen McGonigal. Më e pakta do të jetë shpallja “non grata”. Dhe për të shpëtuar lëkurën, Rama është gati të shkatërrojë një prej zonave më interesante të vendit.

Ishulli i Sazanit ka qenë i paprekur gjithë këto vite dhe Rama do t'ja vërë në dispozicion vajzës së Trump. Madje dhe ligji për zonat e mbrojtura u bë pikërisht për këtë gjë, pasi deri më tani nuk lejohej ndërtimi. Me pak fjalë, një skenar i mirëmenduar.

Kryeministri po sillet si ai qengji që pi dy nëna. Aktualisht po mundohet të mbajë raportet sa më të mira me amerikanët dhe administratën e Biden, por nga krahu tjetër, futja në raporte biznesi me Tump, është një lloj garancie që të mos përfundojë si Sali Berisha për dosjen “McGonigal”, i cili u shpall “non grata” dhe tani dergjet dritareve të banesës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje