TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2024, 15:51

“Fisheku” që Lulzim Basha, ka kundër Sali Berishës për 21 Janarin

Shkruar nga Pamfleti
“Fisheku” që Lulzim Basha, ka kundër Sali Berishës
Foto Ilustruese /

 Serverët që tashmë janë në dorë të Lulzim Bashës, kanë regjistruar krejt lëvizjet, veprimet, rolet,  takimet dhe komunikimet e Sali Berishës me trupë rojet, ministrat, gardistët, kryepolicët dhe “të fortët” që ishin më 21 janar në godinën dhe oborrin e kryeministrisë...

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që detyron SPAK-un të ri-hetojë dosjen e 21 janarit 2011, televizioni i familjes “non- grata” dhe mediat e paguara prej saj, kanë filluar të thonë, se urdhrin  për të qëlluar mbi protestuesit nuk e ka dhënë Sali Berisha, por ish-ministri, Lulzim Basha.

Kësaj akuze, Lulzim Basha i është përgjigjur te “Zëri Amerikës”, ku deklaroi, se është i sigurt, që më 21 janar nuk ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit, dhe nuk ka asgjë për t’i fshehur drejtësisë, përkundrazi, ka kërkuar të zbardhet e vërteta për çdo veprim të asaj dite.

Prej 13 vitesh, Lulzim Basha ka heshtur për 21 janarin, por sipas informacionit, ai ka një “fishek” që mund ta përdorë kundër Sali Berishës gjatë procesit hetimor në SPAK, që është në të njëjtën linjë e strukturë provash, me audio-regjistrimin që ka familja e të ndjerit Aleks Nika.

“Fisheku” i Lulzim Bashës, janë filmimet e kamerave brenda e jashtë godinës së kryeministrisë, të cilat i ka dhënë ish-deputeti i PD, Endri Hasa, aktualisht Anëtar i Kryesisë së PD dhe i besuar i Bashës, i cili prej 13 vitesh mbanë si “thesar” të fshehur, filmimet e kamerave në kryeministri.

Më 21 janar 2011, Endri Hasa ka qenë brenda kryeministrisë, mbasi përveçse ishte Drejtor i AKSHI-t, ishte dhe personi përgjegjës i sistemit “IT” të kryeministrisë; ku kishte instaluar dhe programuar, sistemin e kamerave edhe me regjistrime audio.

Pas ngjarjes, Endri Hasa si pjesë e grupit besnik të Sali Berishës, u urdhërua  të zhdukte filmimet.

Në vitin 2017, kur u caktuan kandidatët për deputetë të PD dhe anonimi Endri Hasa ishte në krye të listës së Elbasanit, grupi Topalli-Imami-Bregu-Bode-Patozi që u lanë jashtë liste, thanë se atë e kishte futur në listë Sali Berisha, ngaqë ai fshiu serverët e kamerave më 21 janar.

Kamerat kanë regjistruar krejt lëvizjet, veprimet, takimet dhe komunikimet e Sali Berishës me , trupë rojet, ministrat, gardistët, kryepolicët dhe “të fortët” që ishin më 21 janar në kryeministri.

Ai ka të gjithë serverin e veprimeve  nga ora 6 e mëngjesit të 21 janarit 2011, gjatë protestës, para e pas 4 vrasjeve e deri kur bulevardi u boshatis dhe u zhdukën provat nga policia, ndërsa 2 autobote uji pastruan sheshin para se të shkonin prokurorët.

Provën e parë të presionit kundër Sali Berishës, Endri Hasa e bëri në mars 2021, kur Sali Berisha nuk e futi në listat e deputetëve siç i kishte premtuar, ndërsa ai e kërcënoi se do t’i  publikonte në media e do t’ia çonte SPAK-ut; por pas takimit me disa “të fortë” të Sali Berishës, ai heshti dhe që atëherë nuk ka shkeli në selinë e PD; deri kur e afroi Lulzim Basha pasi largoi Sali Berishën.

Ndërsa pas rikthimit në PD-në zyrtare, Endri Hasa e ka akuzuar disa herë Sali Bershën, si urdhëruesi i Gardës për të hapur zjarr mbi protestuesit, duke thënë se ekzistojnë regjistrimet që vërtetojnë urdhrat e tij për vrasjet dhe zhdukjen e provave pas protestës së 21janarit.

Thuhet, se serverët me regjistrimet audi-video brenda godinës së kryeministrisë më 21 janar 2011, Endri Hasa ia ka dhënë dhe Lulzim Bashës, i cili do t’i përdor si provë pastërtie e pafajësie të tij, dhe si provë përgjegjësie penale kundër Sali Berishës.

Ndoshta, më këtë lidhet fakti, që pas marrjes së 21 janarit për hetim nga SPAK, Lulzim Basha, deklaroi se është i sigurt që nuk ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit, ndërsa drejtësia do zbulojë se cilët urdhëruan të qëllohet./Pamfleti

basha berisha 21 janari 'fisheku' i lulzim bashës

Lini një Përgjigje