
Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, i cilëson negociatat mes mazhorancës dhe opozitës si pazare të Edi Ramës me Sali Berishën. ai thotë se të dy tashmë janë ulur në një tryezë.
Kulluri tha se nga 8 komisione që kishte kërkuar opozita fillimisht, janë miratuar vetëm më të parëndësishmit.
“Është një marrëveshje Rithemelimi-PS. Bardhi është nënkryetar i Rithemelimit dhe ka shkuar në atë tavolinë si përfaqësues i deputetëve të Rithemelimit. Kemi një ulje mes Ramës dhe Berishës në tavolinë. Nga 8 komisione janë miratuar vetëm 2 dhe kam përshtypjen se këto janë 2 më të parëndësishmit. Komisioni për sistemin TIMS nuk godet në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelet më të larta të qeverisë. Për sterilizimin është bërë me dije se SPAK ka marrë të pandehur Beqajn dhe 8 të tjerë. Hetimi pothuajse ka mbaruar nga SPAK, nuk e di ca do hetojë komisioni për këtë koncesion”, tha Kulluri.
Megjithatë Kulluri thotë se nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka amnistuar non-gratën. Sipas tij, kjo marrëveshje është në funksion të fitores së Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
“Kjo është e qartë. Ky është fakt dhe mua më pëlqen, jam shumë i lumtur. Nëse Rama merr kurajën dhe ulet me Berishën për të garantuar karrigen e vet 2025, është vendosja përfundimtar e pushtetit të Ramës në 2025. Për ne non grata është e panegociueshme, për Ramën me sa duket është e negociueshme”, tha Kulluri në një prononcim për Report Tv.
Lini një Përgjigje