TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 20:34

Rama kritikon strukturat e PS: Në Vlorë nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mundemi

Shkruar nga Pamfleti
Rama kritikon strukturat e PS: Në Vlorë nuk kemi marrë
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në Vlorë për procesin e rienergjizimit të PS me organizatat socialiste 4454 dhe 4547, që vijon me anëtarësime të reja.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “ne kemi bërë progres në ekonomi, por nëse ekonomia është më mirë se çka qenë ndonjëherë tjetër, progresi është i pamjaftueshëm, sepse krahasimi me të djeshmen është i pamjaftueshëm”.

“Në duhet ta fuqizojmë më tutje ekonominë dhe të bëjmë gjërat e duhura në sektorët ku e dimë shumë mirë që ka një potencial shumë të madh për të marrë më shumë të ardhura për vendin dhe për njerëzit mbrapa”, tha Rama.

Rama ka deklaruar gjithashtu se Vlora është vendi ku PS nuk ka marrë asnjëherë rezultatin që sipas tij mundet.

“Kudo në çdo cep të Shqipërisë ne mund të marrim shembuj sa të duam për progresin e bërë por edhe për rrezikun që progresi të mos vazhdojë si duhet. Vlora është një nga pikat ku shembujt e progresit të bërë janë të shumta por është dhe një nga pikat që mund të shihet se sa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës. Vlora është një vend ku ne nuk e kemi marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrim”.

edi rama vlorë ps

Lini një Përgjigje